Vuçiq sërish i ‘qahet’ BE-së për Kosovën, ja çka kërkon tani – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vuçiq sërish i ‘qahet’ BE-së për Kosovën, ja çka kërkon tani

19:36 | 07 Shkurt 2019

Vazhdojnë ankesat e Aleksandër Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka shfrytëzuar edhe një moment tjetër për të vazhduar kritikat ndaj Kosovës.
Ai duke u referuar një qëndrimi të Qeverisë së Kosovës për ndërprerje të komunikimit.me UNMIK-un, është shprehur se këto sjellje të Kosovës janë të dëmshme, përcjell lajmi.net.

“Unë gjithashtu i thashë Frederikës (Mogherini), natën e kaluar – vetëm na tregoni në mënyrë të drejtë, çfarë do të bëjë Serbia dhe atëherë do të shihni, sepse është e qartë për të gjithë sa sillet Beogradi me përgjegjësi, sa jemi të besueshëm ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe sa është racionale Serbia në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, tha Vuçiq para gazetarëve.

Ai tha se kishte parë gjithçka në politikë, se kishte marrë disa masa, disa nuk i kishin marrë, por ai u ankua tek autoritetet e BE-së, se Kosova nuk po vepron me arsye.

Vuçiq tha se ishte penguar dhe u përpoq që të mos i përgjigjej çdo gjëje të vjen nga Ksova dhe asaj që vjen nga bashkësia ndërkombëtare, sepse, siç thotë ai, nuk dëshiron të bjerë në grackën dhe duket sikur përgjigjet e përditëshme të pakuptima dhe grindjet absurde.

“Por një minimizim i tillë i rolit të OKB-së, të thuhet se nuk besohet në UNMIK-un, këto janë mesazhe të frikshme”, tha Vuçiq.

Komento: