
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për 17 dhjetor të këtij viti, transmeton FrontOnline.
Vuçiq ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve në Presidencë.
Presidenti i Serbisë ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit.
Paraprakisht, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq, ka shpallur zgjedhjet lokale që po ashtu do të mbahen më 17 dhjetor dhe do të mbahen në 65 komuna./FrontOnline/