Vuçiq: S’ka asnjë plan të madh apo marrëveshje për Kosovën

11:54 | 04 Mars 2020

Sipas Vuçiqit, as që ka në horizont marrëveshje me Kosovën.

Presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se as që ka në horizont marrëveshje me Kosovën, madje as që po bisedohet për të, e citon agjencia serbe e lajmeve FoNet, transmeton Koha.net.

Ndërsa rreth takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në SHBA, ai tha se kanë biseduar për avionë, hekurudhë dhe autostradë, po ashtu e ka paralajmëruar që të shohë se cili do të jetë vendi i ardhshëm që do të tërheqë njohjen për Kosovën.

Komento: