Vuçiq sot takohet me Pompeon

09:34 | 02 Mars 2020

Mediat serbe thonë se Vuçiq sot takohet me Pompeon.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo si dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert O ‘Brian në ditën e dytë të vizitës së tij të në Washington.

Kështu raporton Tanjug duke iu referuar burimeve të saj.

Ai gjithashtu ka planifikuar të takohet sot me Zëvendës Sekretarin e Mbrojtjes së Shtëpisë së Bardhë David Norquist, si dhe anëtarin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Senatit, Ted Cruz

E pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, qëndroi në ShBA, pak ditë më parë, atje shkoi edhe homologu nga Serbia, Aleksandar Vuçiq.

Komento: