Vuçiq takohet me shefin e OSBE-se, tregon çka biseduan

17:49 | 04 June 2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është takuar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë dhe shefin e OSBE-së, Miroslav Lajçak.

Lajçak u pajtua me presidentin serb Vuçiq se OSBE duhet të ketë rol neutral në rajon, shkruan lajmi.

Ata biseduan për marrëdhëniet midis dy vendeve, situatën në Kosovë, çështjet me rëndësi të rajonit dhe rrugën evropiane të Serbisë.

Presidenti serb Vuçiq tha se vizita e tij në Serbi është një sinjal i qartë se dy vendet janë të angazhuara në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Vlen të theksohet se Sllovakia ka qëndrim negativ ndaj shtetësisë së Kosovës dhe ka qenë shumë shpesh kundër sovranitetit të vendit.

Ata gjithashtu njihen si miq të mëdhenj të shtetit serb dhe një promotor i madh i implementimit të ideve serbe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Vuçiq në anën tjetër po vazhdon me politikën e tij kontraverse anti-Kosovë.

Komento: