
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar sot se brenda muajit shkurt, do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Këto deklarata presidenti serb i bëri për RTS-në.
“Së shpejti pres një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin, brenda muajit”.
Vuçiq po ashtu nuk ka konfirmuar e as demantuar raportimet se ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak do të emërohet i dërguar special i Bashkimit Evropian për bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Ai ka thënë se nuk mund ta përjashtojë një mundësi të tillë.