Vuçiq thotë se Kosova nuk është krejt e Serbisë e as e shqiptarëve

10:26 | 18 October 2019

Vuçiqi thotë se Kosova është pjesë e Serbisë, por s’është krejt e jona, e as e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka vazhduar me formulat e tij enigmatike si të zgjidhet çështja e Kosovës.

Siç e citon “Vesti” i Beogradit, ai ka thënë dje se për të “Kosova është pjesë e Serbisë, por s’dua ta gënjej popullin dhe të them se e tëra është e jona”, transmeton Koha net.

“Nuk dua ta gënjej popullin të them se tëra është e jona dhe se ne pa vështirësi do të rrahim gjoks. Këtë nuk e duroj, meqë zgjidhjet e tilla të lehta çojnë në buzë të humnerës. Unë i thme popullit – nuk është e tëra e jona, por nuk është e gjitha as e tyre”, citohet të ketë deklaruar Vuçiq. Ai ka shtuar se detyra jonë është të përpiqemi për gjetjen e kompromisit

Komento: