Vuçiq thotë se perëndimi i përçarë për shkak të Kosovës

15:10 | 10 Qershor 2020

Vuçiq thotë se perëndimi i përçarë për shkak të Kosovës, garë kush do ta udhëheq lojën.

Ekziston një mos pajtueshmëri e rëndësishme në aleancën perëndimore deri më tani monolite karshi çështjes së Kosovës, por ajo nuk është e natyrës substanciale, për atë se kush do ta udhëheq lojën, ka thënë Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka vazhduar t’i japë informacione publikut serb për atë çfarë po ndodhë në çështjen e dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës dhe për garën që po bëhet nga fuqitë ndërkombëtarë për atë se kush duhet të drejtojë procesin.

Teksa ka folur për deklarimet e presidentit Thaçi sa i përket emisarit të BE’së, Miroslav Lajcak, Vuçiq ka thënë se në asnjë mënyrë nuk mund të sillet në mënyrë të njëjtë me partnerët ndërkombëtarë.

Vuçiq ka thënë se kancelarja gjermane, Angela Merkel, është kundër Serbisë për çdo gjë sa i përket Kosovës, por thotë se asnjëherë nuk mund të sillet me Gjermaninë siç po sillet presidenti i Kosovës me Lajçakun.

Ai ka thënë se Gjermania është faktori më i rëndësishëm në Evropë kur bëhet fjalë për çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovës dhe thotë se Berlini nuk ndryshon pozicion pavarësisht faktit se është i kundërt më atë të Beogradit.

Megjithatë Vuçiq thotë se kjo nuk nënkupton që nuk duhet vlerësuar puna dhe personaliteti i kancelares gjermane, Angela Merkel.

Vuçiq ka thënë se nuk mund të flasë rreth asaj nëse Gjermania ka mbështetur vendimin për taksë 100 % kundër Serbisë, por ka thënë se është plotësisht e qartë se “gjithçka që Serbia mendon për Kosovën, Gjermania mendon të kundërtën”

Por Vuçiq ka rikujtuar ndihmën e Gjermanisë për të zgjidhur mospajtimin me Kroacinë dhe thotë se pa ndihmën e Merkelit problemi me Kroacinë mbase do të kishte zgjatur me vite të tëra.

Kreu i shtetit serb thotë se Serbia nuk mund të refuzojë me aq lehtësi fuqinë më të madhe në botë (SHBA-në), ndërkohë ka pyetur se si mundet që Serbia të refuzojë Bashkimin Evropian kur është në rrugën drejt integrimit evropian.

Komento: