Serbët që jetojnë në Kosovë kanë marrë një lajm nga Kryetari i Serbisë.
Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar mundësinë e shtimit të “shtesave kosovare”, që vetëkupton ndihmën e këtij shteti për qytetarët serbë të Kosovës.
“Shteti planifikon që serbët në Kosovë të kenë edhe më tutje fëmijë për të treguar kështu se në Kosovë kanë të ardhme”, citon rts të ketë thënë Vuçiq.
Sipas tij, Serbia dhe Kosova e kanë të largët dialogun e lëre më marrëveshjen. Ai ka premtuar se serbët në Kosovë do t’i ndihmojë me të gjitha mënyrat nga Serbia.