Vuçiq zbulon çfarë mbështetje mori nga Amerikan të Shtetit për Kosovën

23:17 | 20 August 2019

Mike Pompeo u takua sot me Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha sonte pas takimit me sekretarin e Shtetit Mike Pompeo në New York, se ka kërkuar nga administrata amerikane të ushtrojë ndikim më të fortë te shqiptarët e Kosovës për të hequr taksat e vendosura në nëntorin e vitit të kaluar.

“Nuk ka dyshim se ne kemi mbështetjen amerikane, pasi ata mendojnë se është e rëndësishme të vazhdojë dialogu Beograd-Prishtinë, në mënyrë që të ruajmë paqen, të shohim të ardhmen dhe të përmirësojmë ekonominë tonë me çdo kusht”, tha Vuçiq.

Ai tha se Pompeo dëshiroi të dëgjojë se çfarë mendon Serbia për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

“Unë thashë, më duket në mënyrën më të shkurtër të mundshme, cili është pozicioni i Serbisë,” deklaroi Vuçiq.

Ai gjithashtu tha se Serbia ishte e gatshme të fillojë një dialog të hapur politik me shqiptarët, sapo të hiqen taksat.

“E ardhmja e rajonit varet nga marrëdhëniet tona si dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor. Sapo të gjejmë një marrëveshje, ne do të sigurojmë një të ardhme për njerëzit,” tha Vuçiq.

Presidenti Vuçiq tha se beson që SHBA-ja do të dëshirojë më fuqishëm të përfshihet në mënyra të ndryshme për zgjidhjen e problemeve në rajon.

Komento: