Vuçiqi arrin për takimin me Borrellin dhe Lajçakun

09:44 | 14 Shtator 2023
vuciqi-arrin-per-takimin-me-borrellin-dhe-lajcakun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arritur në vendin ku do ta mbajë takimin me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrellin, dhe të dërguarin special për dialogun, Miroslav Lajçak.

Borrelli dhe Lajçaku, fillimisht do të mbajnë takim me Vuçiqin, ndërsa më pas me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke filluar nga ora 10:00, raporton Klankosova.tv.

Ndërkohë, sipas njoftimit të BE-së, takimi trilateral do të zhvillohet nga ora 11:00.

Komento: