Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar sot një takim me homologun francez, Emmanuel Macron.
I pari i Serbisë i ka sjellë me vete në Paris edhe disa dokumente të cilat ia ka prezantuar Macronit, shkruan RTS, transmeton Klan Kosova.
Pastaj Vuçiqi e ka pyetur atë se a shkruan KS apo RKS?
“Unë ia tregova Emmanuel Macronit. Ja, President, ja shiko. A thotë: KS/RKS? Epo, po. Unë thjesht po e kërkoj, por nuk do ta japin sepse e kanë anuluar në mënyrë të njëanshme në 2020, sepse janë tabela neutrale ndaj statusit. Ne vetëm atë kërkojmë, vetëm atë që shkruhet”, tha Vuçiq.