Vuçiqi merr mbështetjen e qeverisë për kthimin e shërbimit ushtarak

15:17 | 20 Shtator 2024
vuciqi-merr-mbeshtetjen-e-qeverise-per-kthimin-e-sherbimit-ushtarak

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ministrat e qeverisë e kanë mbështetur propozimin e tij për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Siç shkroi Vuçiqi në faqen e tij në Facebook, kabinetin qeveritar e ka njoftuar edhe për takimin e djeshëm në Bruksel.

“E njoftova Qeverinë e Serbisë për takimin e djeshëm në Bruksel, sikurse edhe për bisedat që i pata në lidhje me situatën në Kosovë, e në veçanti për takimet e ardhshme që do të kem me liderët botërorë, ku temë kryesore do të jetë pikërisht qëndrimi i serbëve në Kosovë, si dhe masat që ne marrim në këtë kuptim”, ka thënë Vuçiqi.

Komento: