Vuçiqi: Përjashtimi i Rusisë nga OKB katastrofë, shkak Kosova

21:00 | 23 Shtator 2022

Vuçiq po qëndron në SHBA.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përgjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën margjinat e Asamblesë së përgjithshme të Organizatës së Kombëve të Bashkuara (OKB), është shprehur kundër largimit të Rusisë nga kjo organizatë, duke e quajtur si “katastrofale” më pas hapjen e rrugës së anëtarësimit të Kosovës në OKB.

“Do të shohim nëse do të funksionojë apo jo”, tha Vuçiq në Nju Jork, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se çfarë mund të ndodhte me Serbinë nëse Rusia do të përjashtohej nga Këshilli i Sigurimit.

Vuçiq u pyet edhe për ndihmën ushtarake që iu është ofruar Kosovës nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, por ai refuzoi të përgjigjej, përcjell lajmi.net.

Vuçiq ka thënë edhe se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, po bëjnë çmos të zgjerojnë njohjen e Republikës së Kosovës nga shtetet e tjera. Kësisoj, ai ka paralajmëruar fushatë çnjohjeje.

Komento: