Vuçiqi shpalos planin kundër Kosovës

13:28 | 08 Mars 2019

Kreu i shtetit Aleksandër Vuçiqi paralajmëron masa kundër Kosovës.

Platforma për dialogun e miratuar dje, në esencë është vendim i Kosovës që ta ndërpresë dialogun me Serbinë e qëndrimi i Serbisë ndaj saj do të jetë i vendosur, serioz, i përgjegjshëm dhe i fuqishëm, ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq pas takimit të sotëm me nënsekretarin amerikan të Shtetit David Hale, transmeton Koha.net.

Vuçiqi, gjatë takimit me Halen ka treguar se “shumë kaherë ia ka tërhequr vërejtjen përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherinit dhe ekipit të saj se miratimi i kësaj platforme nuk lë hapësirë për dialog”, përcjell FoNet kumtesën nga kabineti i presidentit të Serbisë.

“Prandaj Platforma është kundër dialogut, sidomos nëse merret para sysh refuzimi kryeneç i Prishtinës për ta hequr taksën e dëmshme të Kosovës ndaj mallrave të Serbisë” thuhet në kumtesë

Sipas saj, Vuçiqi i ka thënë Halet se “shtet i Serbisë relativisht në afat të shkurtë do të marrë masa ndaj mospërmbushjes së detyrimeve nga marrëveshja e Brukselit, vënies së taksave dhe për vendimin e Kosovës për ndërprerjen e dialogut me Serbinë .

Qëndrimi i Serbisë do të jetë “vendosur, serioz, përkatës dhe i fuqishëm” ka thënë Vuçiqi.

Komento: