Vuçiqit i shkruajnë Macroni, Scholzi e Meloni në prag të takimit në Bruksel

22:12 | 25 February 2023

Në prag të takimit në Bruksel, Vuçiqit i shkruajnë Macroni, Scholzi e Meloni.

Në prag të takimit të së hënës së 27 shkurtit në Bruksel me kryeministrin Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar një letër nga tre liderë evropianë, ai i Francës, i Gjermanisë dhe ajo e Italisë.

Kështu ka raportuar sot transmetuesi publik i Serbisë RTS, ku thuhet se në presidencën serbe ka arritur një letër e nënshkruar nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Përmbajtja e letrës nuk është bërë e ditur, por se sipas RTS-së, ajo do të bëhet publike gjatë ditës së nesërme.

Kujtojmë se më 27 shkurt, në Bruksel pritet të takohen Kurti me Vuçiqin, ku gjithashtu pritet të nënshkruhet propozimi evropian.

Komento: