Vulin duket se nuk ka mundur t’i përballojë deklaratat e Haradinajt.
Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili tha se FSK-ja nuk ka pse ta sulmojë Veriun, pasi që sipas tij edhe ajo pjesë i përket Kosovës, ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.
Ai ka thënë se nëse rrezikohet territori i vendit, Ushtria e Kosovës do të jetë aty.
E ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i cili sot ka paralajmëruan kryeministrin Haradinaj se përpjekjet e tij eventual për të hyrë me ushtrinë në veri të Kosovës mund të përfundoj me dështim, raporton Tanjug
“Haradinaj dëshiron të përsërisë krimet për të cilat nuk është dënuar. Ai e di se president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk ka frikë prej tij, pasi ai e di se përpjekja e tij për të hyrë në ushtrinë në veri të Kosovës do të përfundonte me ikje dhe shpërbërje”, tha Vulin tha në një deklaratë për media.
Kujtojmë se ndaj deklaratës së Haradinajt, gjatë ditës së djeshme kanë reaguar dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, si dhe ministri i Brendshëm serb.