Ministri serb I Mbrojtjes, Aleksandër Vulin me rastin e ardhjes së pajisjeve të reja ushtarake, vizitoi ushtrinë serbe.
Ai ka thënë se ushtria e Serbisë është duke u përgatitur në mënyrë intensive sepse duhet të jetë e gatshme për ta mbrojtur çdo pjesë të territorit por edhe serbët, ku do që jetojnë ata.
Deklaratat e Vulin u bënë gjatë vizitës së tij në ushtrinë e Serbisë, me rastin e ardhjes së pajisjeve të reja ushtarake, transmeton lajmi.net.
Vulin ka theksuar se Serbia është shtet neutral ushtarak andaj duhet të jetë e gatshme për çdo lloj të problemit dhe e vetme është në gjendje të
eliminojë çdo pengesë.
“Pasi nuk jemi anëtar të NATO-s ose ndonjë asociacioni tjetër ushtarak, ne duhet të jemi në gjendje të përgjigjemi ndaj çdo sfide”, u shpreh Vulin.