Vulinit i ‘dhemb’ shumë themelimi i Ushtrisë së Kosovës, kjo është ankesa e radhës

22:54 | 14 March 2019

Aleksandër Vulin ka vazhduar ankesat kundër themelimit të Ushtrisë e Kosovës.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe zëvendës ndihmësi i sekretarit për mbrojte SHBA-së për Rusi, Ukrainë dhe Evroazi, Lora Cooper sot në Beograd ka biseduar për bashkëpunimin ushtarak dhe për situatën në Kosovës, transmeton Koha.net.

Në takim, siç njofton gazeta e Beogradit “blic”, Vulin ka theksuar kontributin e SHBA-s në KFOR dhe ka shfaqur mospajtimin me qëllim që të zvogëlohet numri i ushtarëve të KFOR-it duke theksuar se kjo do të ndikonte në sigurinë e popullatës jo shqiptare në Kosovë.

Ai po ashtu ka përmendur shqetësimin e tij, për siç ka thënë, transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, që sipas tij, është shkelje e rëndë e të gjitha marrëveshjeve të deritashme dhe që dot ë ketë ndikim negativ me stabilitetin rajonal.

Vulin, sikur dhe krerët politikë serbë, ka përsëritur Rezolutën 1244 sipas të cilës garant për siguri në Kosovë është KFOR-i, ndërsa partner i vetëm i tij është Ushtria Serbisë.

Lora Cooper nga SHBA-ja, ka theksuar se bashkëpunimi ushtarak ndërmjet dy e vendeve është mjaft i zhvilluar.

Komento: