Mediat serbe raportojnë se Vulinit iu ndalua hyrja në Kosovë.
Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin dhe delegacionit të kësaj ministrie dhe Shëndetit Ushtarak nuk i është lejuar vizita në Qendrën Klinike dhe Spitalore në veri të Mitrovicës.
Kështu të paktën njoftojnë mediat serbe duke iu referuar kabinetit të ministrit serb të Mbrojtjes.
Sipas kësaj të fundi, atyre nuk i është lejuar vizita pavarësisht nga fakti se javën e kaluar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i tha homologes serbe, Ana Bërnabiq se ishte një lajm i rremë që Prishtina i ndaloi të gjithë zyrtarëve serbë vizitat në Kosovë, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.