Ka mbetur vetëm një ditë deri te finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
E Vullnet Krasniqi me plot bindje tha që çmimi i madh sivjet do të shkojë në Drenicë.
Ai aludon për veten, por edhe për konkurrentin tjetër të këtij formati, Drilon Ramën.
“Jam i lumtur që këtë çmim e fiton një drenicak. Për asgjë tjetër nuk po ma ndien”, u shpreh ai.
Banorja Sara Kolami më pas ia ktheu se do të shkojë në Korçë, pasi ka origjinën nga atje.
Ai insistoi sërish duke shtuar: “Çmimi sivjet i takon Drenicës, çmimi në Drenicë”.
“Nuk ka kombinim tjetër, përpos që e fiton një drenicak çmimin. Respekt, keni qenë të shkëlqyer keni arritur mjaft”, theksoi ndër tjerash, e që kësaj deklarate iu bashkangjit edhe Driloni.