
Me gjashtë vota “për” në një votim të hapur, Dardan Vuniqi si i vetmi kandidat, është zgjedhur zëvendëskryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Pas votimit, Dardan Vuniqi falënderoi anëtarët për besimin e dhënë duke thënë se me besim në Zot dhe dashuri ndaj atdheut, do të realizojnë çdo plan.
“Faleminderit për besimin e dhënë. Besoj që këtë vlerësim nuk do ta marr si privilegj, por më shumë si përgjegjësi. Andaj, me besim në Zot dhe me dashuri ndaj atdheut, do të realizojmë çdo plan të përbashkët”, tha ai.
Mandati i tij fillon më 13 mars 2026 dhe do të zgjasë deri në përfundim të mandatit si anëtar i KPK-së.