Vushtrri: 5 pacientë të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë

10:38 | 25 Gusht 2020

5 pacientë të prekur me Covid-19 në Vushtrri janë në gjendje të rëndë.

Në Spitalin e Vushtrrisë ‘Sheikh Zayed’ janë duke u trajtuar 28 pacientë me koronavirus, prej tyre 5 janë në gjendje të rëndë.

Në raportin 24 orësh të publikuar nga spitali, bëhet e ditur se 21 pacientë janë me oksigjenoterapi.

COVID-19 ka prekur edhe stafin mjekësor të këtij spitali, ku 8 infermierë kanë rezultuar pozitiv me virus.

Komento: