
Policia ka arrestuar dy persona në Vushtrri, njëri prej tyre i mitur.
Njoftimi:
MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS & PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
Vushtrri 08.11.2025, 14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur pasi që, dyshohet se të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në veturën ku gjendeshin të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një armë AK47 me një karikatorë dhe nëntë fishekë si dhe dy armë tytë shkurtër me 38 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.