Vushtrri: Tentoi të dhunonte një grua, arrestohet i dyshuari

10:26 | 29 Gusht 2025
Vushtrri: Tentoi të dhunonte një grua, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, i cili dyshohet se ka tentuar të dhunojë një grua.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, përveç tentativës për dhunim, i dyshuari ka ushtruar edhe kanosje ndaj viktimës.

“Lidhur me rastin është informuar prokurori. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt,” thuhet në raportin e policisë.

Komento: