Vushtrri: Zyrtari policor gjen para në rrugë, ia kthen pronarit

10:50 | 27 Maj 2025
vushtrri:-zyrtari-policor-gjen-para-ne-rruge,-ia-kthen-pronarit

Në Vushtrri një zyrtar policor ka gjetur një shumë parash në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri.

Me të gjetur shumën e parave, personi i ka dorëzuar ato në Stacionin Policor në Vushtrri

“Në orët e pasdites të datës 26 maj 2025, një zyrtar policor në sheshin ,,Hasan Prishtina” në Vushtrri kishte gjetur një shumë të parave të cilat i kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Vushtrri.

Policia në Vushtrri ka arritur që ta identifikoj pronarin e parave të humbura dhe pas verifikimeve të nevojshme, paratë i janë kthyer pronarit”, shkruhet në njoftimin e policisë në Facebook.

 

Komento: