Vushtrria bëhet me palestër të re sportive

15:24 | 17 July 2020

Vushtrria është bërë me palestër të re sportive.

Në Samadrexhë të Vushtrrisë është përuruar një palestër sportive, ndërsa ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, ka premtuar se do të vazhdojë me projekte për përmirësimin e infrastrukturës së sportit në vend.

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ishin të pranishëm në përurimin e palestrës së re sportive në Vushtrri, transmeton Gazeta Express.
Hapja e kësaj palestre e gëzoi ministren Dumoshi, e cila u shpreh e gatshme ta vazhdojë punën për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.

“Kjo Palestër do të rris sportistë që do të ngriten lartë nëpër majat e sportit në botë”, shkroi Dumoshi.

“Jam e përkushtuar maksimalisht të krijoj mundësi për përmirësimin e infrastrukturës së sportit në Kosovë dhe do të punoj në modernizimin e objekteve sportive të cilat u përshtaten standareve evropiane për ta rritur cilësinë e sportit në Kosovë”.

“Hapja e kësaj palestre është lajm i mirë për të gjithë qytetarët vushtrrias në veçanti për sportistët. E gëzofshi!”.

Komento: