Vushtrriasi mashtrohet, i merren afër 1 500 euro për rregullim vize

09:58 | 11 Mars 2022

Mashtrohet vushtrriasi, i merren afër 1,500 euro për rregullim vize.

Një burrë nga Vushtrria ka raportuar në Polici se një person ia ka marrë 1,490 euro me premtimin se do t’ia rregullonte vizat e punës atij dhe një dëshmitari.

Ai ka thënë se që nga dita kur ia ka dorëzuar paratë, nuk ka mundur më të kontaktojë me të dyshuarin.

“Viktima mashkull kosovar me 10.03.2022 ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me premtim se do të ja u rregulloj vizat e punës atij dhe një dëshmitari u kishte marr 1490 euro dhe prej asaj dite më nuk kishin mundur të kontaktojnë me të. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Komento: