
Është arrestuar një person në Vushtrri pasi i njëjti kishte ndezuar zjarr me qëllim të përgatitjes së ushqimit, por nga pakujdesia zjarri ka dalë jashtë kontrolli.
Si pasojë zjarri ka përfshi një hapësirë prej 10 hektarësh.
Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Fsh. Dumnicë ,Vushtrri – 12.08.2021 -15:15 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ndezur një zjarr me qëllim të përgatitjes së ushqimit, por nga pakujdesia zjarri i ka dal jashtë kontrollit dhe ka përfshirë një sipërfaqe pyjore prej rreth 10 hektar. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” – thuhet në raportin policor.