Vushtrriasit i sekuestrohen katër pushkë, dy ajrore dhe dy gjuetie

09:55 | 19 Prill 2026
vushtrriasit-i-sekuestrohen-kater-pushke,-dy-ajrore-dhe-dy-gjuetie

Është arrestuar një person në Vushtrri për armëmbajtje pa leje.

Policia ka njoftuar se nga i dyshuari janë sekuestruar dy pushkë ajrore dhe dy pushkë gjuetie.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Nga i dyshuari janë sekuestruar dy pushkë ajrore dhe dy pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Komento: