Vushtrriasve iu falen borxhet e tatimit në pronë deri në 100 euro

19:51 | 30 Nëntor 2023
vushtrriasve-iu-falen-borxhet-e-tatimit-ne-prone-deri-ne-100-euro

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka bërë të ditur se ka propozuar që qytetarëve vushtrrias të ju falen borxhet e tatimit në pronë deri në 100 euro.

Idrizi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se propozimi i tij është votuar nga të gjithë asamblistët.

“Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, propozova që qytetarëve vushtrrias të ju falen borxhet e tatimit në pronë deri në 100 euro. Falënderoj të gjithë asamblistët që votuan këtë propozim”, ka shkruar Idrizi./Front Online

Komento: