VV ankohet në PZAP kundër vendimit për Listën Serbe: Ka qenë dhe mbetet partia e kryeterroristit Radoiçiq

14:08 | 02 January 2025
vv-ankohet-ne-pzap-kunder-vendimit-per-listen-serbe:-ka-qene-dhe-mbetet-partia-e-kryeterroristit-radoiciq

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje në mbledhjen e 23 dhejtor të KQZ-së votoi kundër certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të këtij viti, e që ndaj kësaj ishte ankuar Lista Serbe në PZAP, e kjo e fundit duke rrëzuar vendimin e KQZ-së, kështu duke certifikuar Listën Serbe.

Por, VV u ankua edhe në Gjykatën Supreme, ankesë e cila u hodh poshtë nga ky institucion.

Tani, VV sërish e pakënqur, tani ka dorëzuar përmes postës ankesë në PZAP kundër vendimit për certifikimin e Listës Serbe në emër të KQZ-së, me kërkesën për anulimin e këtij vendimi.

Nxjerrja e vendimit në emër të KQZ-së, por pa miratim të KQZ-së është sulmi i radhës ndaj rendit tonë ligjor për shkak të Listës Serbe. Secili vendim i KQZ-së duhet t’i nënshtrohet votimit nga anëtarët e KQZ-së. Ky vendim nuk është i KQZ-së, sepse nuk është votuar. Është i paligjshëm, sepse bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Ndërsa Lista Serbe nuk është certifikuar në përputhje me Ligjin, por është kontrabanduar kundërligjshëm”, thotë VV në faqen zyrtare në Facebook.

VV thotë se “Lista Serbe ka qenë dhe mbetet partia e kryeterroristit Radojçiq. Ajo dikur përdorej nga Radojçiqi kundër shtetit të Kosovës, kurse tani po shërben si struktura që mbron dhe amniston terrorizmin”.

“Institucionet e pavaruara të Republikës, siç është KQZ jo vetëm që duhet të mbrojnë vlerat si rendi ligjor e kushtetues, por së paku duhet të ruajnë integritetin e tyre institucional. Nuk mund të lejohet që për t’i bërë vend në fletëvotim një strukture që e lufton shtetin e Kosovës dhe merr në mbrojtje terroristët, të shkelet kaq brutalisht Ligji për Zgjedhje dhe çdo praktikë e rregullt”, thuhet në reagimin e VV-së.

Komento: