VV assesi nuk do ta pranojë që të merren vesh për LDK për postin e presidentit

15:09 | 25 Dhjetor 2019

VV, assesi nuk do ta pranojë që të merren vesh për LDK për pozitën e presidentit.

Një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ia ka përcjellë sinjalin e fundit LDK-së, duke deklaruar asesi se nuk do të pranojnë që të merren vesh për pozitën e presidentit, raporton Gazeta Express.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si të padrejtë kërkesën e LDK’së për postin e presidentit dhe ka thënë se si e tillë është e papranueshme.

Në një intervistë për kallxo.com Haxhiu ka thënë se qytetarët kanë shprehur vullnetin që qeveria e ardhshme të formohet nga LDK-ja dhe VV-ja.

“Ne si subjekt politik veprojmë në bazë të rrethanave dhe duke pasur parasysh që edhe vet qytetarët e Republikës përmes vullnetit të shprehur në zgjedhjet e gjashtë tetorit e kanë dashur këtë koalicion, ne jemi angazhuar me të gjitha forcat tona për të arritur koalicion”, ka thënë ajo.

Sipas saj me LDK-në nuk është problem besimi në të, por kërkesa e saj për postin e presidentit.

“Unë nuk e shoh që ka mungesë besimi por ka kërkesa joracionale dhe jo të drejta që i ka parashtruar tash së fundi LDK-ja. Në fakt kur jemi lëshuar për të folur për përgjegjësitë qeverisës ka dalur edhe kërkesa që LDK-ja të ketë kandidatin për President, pra nuk shoh që ka një mungesë besimi, por ka kërkesa të cilat për Vetëvendosjen janë të pakapërcyeshme dhe të papranueshme”, ka thënë ajo.

Komento: