
Kosova do të ketë zgjedhje lokale në tetor.
Lëvizja Vetëvendosje ka lidhur koalicion parazgjedhor me AKR-në në komunën e Dardanës (Kamenicë) për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor.
Marrëveshja është arritur mes dy degëve të partive në këtë komunë.
Kryetar i kësaj komune është Qëndron Kastrati i PSD-së. Marrëveshja e nënshkruar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) nënkupton përkrahjen e kandidatit për kryetar komune i propozuar nga VV, Kadri Rahimaj dhe garimin me lista të ndara për kuvendin Komunal.