VV deklarohet rreth përleshjes së dy asamblistëve të saj në Podujevë

20:24 | 31 October 2022

Vetëvendosje deklarohet rreth përleshjes së dy asamblistëve të saj në Podujevë.

Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë ka arritur që t’i pajtojë dy asamblistët e saj që u rrahën të hënën para objektit të komunës.

Artrit Mulliqi dhe Ragip Fetahu janë rrahur mes vete, të dytë pjesë e degës së VV’së

“Pas trajtimit të rastit dhe ballafaqimit me këtë situatë të krijuar, problemi dhe secila mosmarrëveshje u tejkalua. Lëvizja VETËVENDOSJE! në Podujevë do të vazhdojë me fuqinë dhe energjinë e saj që reformat përveç brenda Lëvizjes sonë nuk do të ndalen as në komunë për të cilat kemi marrë besimin qytetarë”, thuhet në njoftim.

Kjo qendër sot e ka mbajtur mbledhjen me kryesinë e Qendrës dhe grupin e këshilltarëve komunal të Lëvizjes Vetëvendosje!, me ç’rast kemi diskutuar edhe për incidentin që ka ndodhur sot para objektit.

Komento: