VV dorëzon mocionin për shkarkimin e Bordit të RTK’së

20:17 | 04 Dhjetor 2020

Vetëvendosje dorëzon mocionin për shkarkimin e Bordit të RTK’së.

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kërkesën për mocion në lidhje me gjendjen në RTK dhe shkarkimin e Bordit të drejtorëve të RTK-së.

Këtë e bënë të ditur nga VV-ja me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Detyrë parësore e Bordit është të sigurojë mbarëvajtjen e RTK-së me përmbushjen e misionit të saj dhe me qëndrueshmëri operative e financiare. Bordi i drejtorëve gjithashtu përzgjedh drejtorin e përgjithshëm, i cili menaxhon veprimtarinë e RTK-së”.

“Zgjedhja e kundërligjshme e Drejtorit të Përgjithshëm nuk është shkelja e vetme dhe sjellja e vetme joprofesionale e Bordit të RTK-së. Prej emërimit, Bordi i tashëm ka dështuar rëndë të përmbush detyrat e veta dhe ka shkelur qartë dispozitat kyçe të Ligjit për RTK-në”, shkruhet në postimin e VV-së në Facebook.

Komento: