VV e Kurtit thotë se ka harxhuar afër 1 milion euro në fushatë për zgjedhjet lokale, mbi 800 mijë vetëm për reklama e konferenca

18:26 | 16 Janar 2026
VV e Kurtit thotë se ka harxhuar afër 1 milion euro në fushatë për zgjedhjet lokale, mbi 800 mijë vetëm për reklama e konferenca

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar edhe pasqyrat financiare të partive politike, të hyrat dhe shpenzimet që kanë bërë gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të tetorit 2025.

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit, Albin Kurti, nga muaji qershor 2025 deri në nëntor ka pasur të hyra 604 mijë e 131 euro.

Ndërkohë ka shpenzuar 992 mijë e 562 euro, duke realizuar kështu një deficit prej rreth 400 mijë eurove.

Nga këto shpenzime, 802 mijë e 265 euro kanë shkuar për reklama, konferenca e reprezentacion.

Komento: