Me 6 tetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme.
Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik në detyrë, nga rradhët e PDK-së, Gani Koci i është përgjigjur koalicionit të mundshëm mes VV-së e LDK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Koci ka thënë se VV-ja dhe LDK-ja janë në panikë.
Sipas tij, ato nuk po guxojnë t’i dalin në mejdan të vetme PDK-së.
Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:
Panikë në LDK e në VV! Nuk kanë guxim me dalë të vetme në mejdan me PDK-në!
Ma mirë me një të rame dy të vrame!