VV e PDK shkojnë në balotazh në Prizren

00:19 | 18 Tetor 2021

Numërohen gati të gjitha votat në Prizren, VV e PDK shkojnë në balotazh.

Në Prizren do të ketë balotazh mes Vetëvendosjes dhe PDK-së.

Mytaher Haskuka po prin lehtë me 39.77 % të votave derisa Shaqir Totaj ka 31.38 %, kur mbi 96 % e votave janë numëruar.

Anton Quni i LDK-së ka dalë i treti me 15.27 %,

Nga kjo i bie se gara në Prizren në balotazh do të jetë në mes Haskukajt të VV-së dhe Totajt të PDK-së.

Komento: