VV e shtinë në listë për deputet edhe babin e Astrit Deharit

18:32 | 16 Janar 2021

Babai i Astrit Deharit kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes.

Vetëvendosje ka publikuar listën e plotë me 110 kandidatët për deputetë.

Në të shihet se për deputet garës do t’i hyjë edhe babai i Astrit Deharit, Avniu.

Përveç kësaj, në këtë listë të përbashkët Osmani-Kurti, do të kandidojë edhe Vasfije Krasniqi.

Kjo e fundit do të garojë e katërta në listë, teksa për Avni Deharin është rezervuar numri pesë

Komento: