VV i përgjigjet LDK-së: S’kemi koalicion me PDK-në, po frikësoheni nga mbajtja e zgjedhjeve

16:07 | 27 Maj 2024
vv-i-pergjigjet-ldk-se:-s’kemi-koalicion-me-pdk-ne,-po-frikesoheni-nga-mbajtja-e-zgjedhjeve


Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi për FrontOnline ka komentuar deklaratën e deputetit të LDK-së, Arben Gashit i cili tha se ka një koalicion mes PDK-së dhe VV-së.

 ‘’Zoti Gashi e di shumë mirë se nuk ka asnjë koalicion e asnjë përafrim mes VV dhe PDK-së, sepse ai e di se VV do të fitojë zgjedhjet kur do që ato mbahen madje më bindshëm se sa mazhoranca aktuale dhe do ta formojë Qeverinë e vetme’’, deklaron Rrustemi.

Rrustemi thotë se një koalicion i tillë nuk është dhe se nuk ka as përafrim, por që sipas tij deklarata te tilla të deputetit të LDK-së, janë refuzim për të shkuar në zgjedhje.

‘’Andaj, deklaratat e zotit Gashi ose deklaratat për shkarkim e dorëheqje e kryeministrit, nuk janë tjetër veç se refuzim nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Aktualisht nuk ka opsion tjetër që e dërgon vendin në zgjedhje, përveç shpërbërjes, dhe kërkesa për shkarkim ose dorëheqje të Qeverisë në fakt është përgjigje ndryshe për të kundërshtuar zgjedhje’’ deklaron ai

Deputeti i VV-së thotë se janë të gatshëm për zgjedhje dhe për shpërbërje të Kuvendit, kur do që opozita është gati

‘’E kam thënë edhe sot, kur do që opozita të jetë gati për ta shpërndarë Kuvendin, VV do të përgjigjet pozitivisht. Por shpërbërja e Kuvendit kërkon gjithëpërfshirje’’, potencon deputeti Rrustemi për FrontOnline.

Komento: