VV i përgjigjet shpejt Hotit: Qeveria është e paligjshme, mos na nisni ftesë për takim me liderët

10:56 | 17 Qershor 2020

VV – Hotit: Qeveria është e paligjshme, mos na nisni ftesë për takim me liderët.

Partia që udhëhiqet nga Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në takimin që ka thirrur për nesër kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, raporton Gazeta Express.

Këtë e kanë bërë të ditur nga LVV’ja derisa kanë thënë se kjo qeveri është e paligjshme dhe nuk ka kredibilitet.
“Kjo qeveri është e paligjshme. S’ka as kredibilitet e as legjitimitet. E, ftesa e saj për takimin e sotëm as nuk ka ardhur e as nuk ka pasur nevojë ta nisin”, ka thënë zëdhënësi i partisë, Arlind Manxhuka.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka ftuar sot liderët e partive politike për një takim të përbashkët para udhëtimit në Washington.

Hoti ka shkruar në Facebook se këtë ftesë e ka bërë me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit për procesin e dialogut me Serbinë.

Komento: