VV-ja ankohet në Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për Listën Serbe

16:08 | 27 December 2024
vv-ja-ankohet-ne-supreme-ndaj-vendimit-te-pzap-se-per-listen-serbe

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së që urdhëroi  KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ankesa është dorëzuar në Supreme nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, shkruan EO.

Më 25 dhjetor, PZAP-ja aprovoi ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit të KQZ-së për të mos ta certifikuar atë.

Sipas arsyetimit të këtij mekanizmi, Lista Serbe me aplikimin e saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore të kërkuara.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e LVV-së, Sami Kurteshi, të enjten ka thënë se nuk do të ankohen në Supreme, pasi sipas tij edhe ajo do ta ketë të njëjtin arsyetim për këtë çështje.

Komento: