Po flitet një koalicion i mundshëm mes VV-së dhe LDK-së.
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri me rastin e aderimit të tij në Vetëvendosje, ka folur sot edhe për mundësitë e koalicionit parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Bahtiri theksoi se e kanë kushtëzuar LDK-në, që kandidat për kryeministër të jetë Albin Kurti ndërsa dhe t’i drejtojnë edhe dy ministri, në të kundërtën nuk ka marrëveshje bashkëpunimi, njofton Klan Kosova.
”Albin Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës. A e duan të gjithë apo jo është mendim i dikujt por ju garantoj se ky do ta udhëheq vendin me koalicion apo pa koalicion”.
”Ne jemi të hapur të bëjmë koalicion parazgjedhor vetëm me LDK-në për momentin, por me një kusht kryeministër Albin Kurtin. Dhe me një kushtëzim që Ministrinë e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme s’ka kush që e prekë, janë të Albin Kurtit”.