Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi në Frontal të T7 ka thënë se sipas sondazheve të fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka rënë nga 51 % në 36-37%.
Ajo ka thënë se partia e drejtuar nga Kurti do të vazhdojë të bie në sondazhe, për shkak të situatës së rëndë socio-ekonomike në vend.
“Nuk janë më 51%. Tash në sondazhe është 36-7 %. Kanë me vazhdu me ra, duke e parë varfërinë dhe situatën”, ka thënë Krasniqi në Frontal të T7, raporton Gazeta Express.
Ajo tutje ka thënë se edhe populli do të zgjohet nga gjumi duke e parë qeverisjen e Kurtit.
“Me këtë qeverisje vetë populli do të zgjohet nga gjumi. Dorën e shtetit se ka ndje asnjë qytetarë”, ka thënë ajo.