VV-ja sërish bojkoton seancën e opozitës, Tahiri: Frikë për t’u ballafaquar me realitetin

12:18 | 27 Tetor 2023
vv-ja-serish-bojkoton-seancen-e-opozites,-tahiri:-frike-per-t’u-ballafaquar-me-realitetin

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë në seancë e veçantë.

“E shoh si një veprim të papërgjegjshëm si një pamaturi dhe si një frikë e VV për t’u ballafaquar me realitetin”, tha Tahiri.

Në rend të ditës është miratimi i deklaratës në mbështetje të rezolutës së Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.

Komento: