VV-ja vazhdon me video, ministrja Hajdari hedh akuza ndaj Prokuorisë Speciale

23:27 | 21 Gusht 2023
vv-ja-vazhdon-me-video,-ministrja-hajdari-hedh-akuza-ndaj-prokuorise-speciale

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, po vazhdon ta akuzojë prokurorinë për neglizhencë ndaj rasteve të dorëzuara për akterët e ish-pushtetit.

Në një video që Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar në Facebook, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, tregon për një Udhëzim Administrativ që ishte nënshkruar për për Kontrollin dhe Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës, nënshkruar nga atëherë minsitri i Tregtisë, Vesel Krasniqi, në vitin 2020.

”Më 2020 ishte nënshkruar një akt të paligjshëm si Udhëzimin Administrativ për Kontrollin dhe Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës, pa bazë ligjore, për të autorizuar një biznes privat që të kryente kontrollimin e karburanteve para hyrjes në treg, duke ia marrë kompetencën Doganës dhe shënjimin e karburanteve”.

”Krejt ky shërbim i ishte dhënë një kompanie private me ç’rast fitim neto para tatimit për këtë shërbim do t’i kushtonte me dhjetëra miliona euro buxhetit të shteti”.

”Më 5 maj të vitit 2021, MINT ka dorëzuar kallëzimin penal ne Policinë dhe Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës por asnjë veprim”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Komento: