VV: Kosova po bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori në botë

20:33 | 30 Prill 2024

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (MCC) lansuan programin Kompaktin MCC-Kosovë, i fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve moderne të energjisë së pastër për të përmirësuar besueshmërinë e energjisë elektrike në Kosovë, njoftoi Qeveria e Kosovës përmes një kumtese.

Lëvizja Vetëvendosje, e ka mirëpritur këtë lajm duke thënë se “Kosova po bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori në botë”.

“236.7 milionë dollarë është vlera e investimit”. 202 milionë prej tyre grant nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurse 34.7 milionë bashkëfinancim nga Qeveria e Republikës së Kosovë”, thuhet në reagimin e partisë.

 

 

Komento: