VV: Kryeministri i paligjshëm i bëri shumë dëme vendit

11:42 | 08 Shtator 2020

VV përsëri për marrëveshjen e Washingtonit: Kryeministri i paligjshëm i bëri shumë dëme vendit.

Lëvizja Vetëvendosje sërish ka reaguar ndaj marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Vetëvendosje ka thënë se kryeministri Hoti ka shkuar në Washington për njohje reciproke por është kthyer me shumë dëme për Kosovën.

“Kryeministri i paligjshmën e jolegjitim tha se po shkonte në Washington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj. Pra, shkuan për njohjen, ndërkaq u pajtuan që të mos angazhohen për e anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit. Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për ndarjen e Liqenit të Ujmanit. Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për realizimin e idesë dhe qëllimeve të Serbisë për mini-schengen. Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan t’i mundësojnë Serbisë qasje në detin Adriatik. Shkuan për njohje, ndërkaq me kërkesë të Serbisë e larguan emërtimin “Republikë”. Shkuan për njohje, ndërkaq sollën dëm, turp e rrezik”, thuhet në reagimin e VV’së.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishte present edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Komento: