VV lëshoi seancën për kontratat njëburimore, Molliqaj: Pushtetet autoritare nuk duan ballafaqim

16:03 | 14 Mars 2024
vv-leshoi-seancen-per-kontratat-njeburimore,-molliqaj:-pushtetet-autoritare-nuk-duan-ballafaqim

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pasi sot VV lëshoi sallën gjatë seancës për kontratat njëburimore.

Molliqaj ka thënë se pushtetet autoritare nuk duan ballafaqim por “ikin dhe komunikojnë veç me propagandë videosh në Facebook e TikTok”.

“Pushteti “antikorrupsion” e paska lëshuar seancën në momentin kur po flitet për tenderat njëburimore që kanë mbërritur shifrën e qindra milionave. Pushtetet autoritare nuk duan ballafaqim. Ato ikin e komunikojnë veç me propagandë videosh në Facebook e TikTok. 60 deputetë e asnjë nuk guxon me e çelë gojën për asgjë”, thuhet në reagimin e Molliqaj.

 

Komento: